Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, Policia e Shtetit ka nisur të shkëmbejë informacione me autoritetet greke.
Burime për Tv Klan bëjnë me dije se hetuesit po kërkojnë të marrin çdo të dhënë të vlefshme nga pala greke pas dyshimeve se ekzekutimi i 49-vjeçarit në Tiranë mund të jetë i lidhur me atentatin e dyfishtë në Athinë.
Nga ana tjetër, nisja e bashkëpunimit mes dy policive vjen dhe për shkak të së kaluarës së biznesmenit, i cili nga verifikimet rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik narkotikësh në shtetin grek.
Pavarësisht se deri në këtë fazë të hetimit Policia e Tiranës ka https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar pamje të lëvizjeve të kryera nga autori si para dhe pas vrasjes, uniformat blu ende nuk kanë arritur në identifikimin e tij.
Burime bëjnë me dije se hetuesit janë duke verifikuar disa automjete të dyshimta në afërsi të zonës së Selitës ku dhe u regjistrua ngjarja e rëndë.
Për hetuesit një makinë ende e paidentifikuar ka larguar vrasësin pas vrasjes së Edmond Papës.
Ky automjet nuk përjashtohet mundësia që të ketë monitoruar lëvizjet e biznesmenit përpara ekzekutimit në ambientet e një bar kafeje përballë banesës së të vëllait në rrugën ‘Fadil Bodinaku’.
Tv Klan