“Ajo merr frymë me tuba”/ Flet nëna e kenianes së dhunuar: Po i dalin flokë të reja, por nuk lëviz dot duart

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e djeshme u raportua se 22-vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko, e cila u dhunua në muajin gusht, ka dalë nga koma.

Mamaja e saj, Ruth Achieng Aoko ka deklaruar për mediat se gjendja shëndetësore e 22-vjeçares nuk është përmirësuar dhe se ajo vijon të marrë frymë përmes tubave dhe aparaturave.

“Jam këtu për t’ju përditësuar me gjendjen shëndetësore të vajzës time, Disa media kanë shkruar se Joyce është përmirësuar, por e vërteta është se gjendja nuk është përmirësuar dhe ende nuk është rehabilituar, sepse merr frymë përmes aparaturave. Është duke marrë frymë përmes këtij tubi dhe akoma nuk mund t’i lëviz dot duart”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Keniania thotë se i vetmi përmirësim që po sheh te vajza që ia dhunuan në mënyrë makabre, është dalja e flokëve të reja dhe rigjenerimi i lëkurës. Ajo thotë se ende ka pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që i ndodhi vajzës së saj.

“Ajo është duke iu nënshtruar disa terapive, por ende nuk është e rehabilituar dhe në gjendje të vetëdijshme. I vetmi përmirësim është se kanë nisur t’i dalin flokët dhe i është rigjeneruar lëkura. Vazhdoj të kem ende shumë pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë se kush janë përgjegjësit që e sollën time bijë në këtë gjendje”.

Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën gjendet, nëna e Joyce gjeti rastin të falënderojë të gjitha ata persona që i kanë qëndruar pranë dhe përcolli edhe mesazh urimi për festat.

“Jam duke e mbikëqyrur në spitalin traumë dhe falënderoi të gjitha ata që janë paraqitur për të na ndihmuar. Faleminderit dhe njëherë dhe gëzuar festat”.

Scroll to Top