Pa cikël menstrual deri në moshën 17-vjeçare, e reja zbulon se është lindur pa mitër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një vajzë e re nga Britania zbuloi se ishte e lindur pa mitër pasi në moshën 17-vjeçare nuk kishte kaluar ende ciklin e parë menstrual. Vics Lane u diagnostikua tre vite më parë me sindromën Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser (MRKH), shkruan “

Çrregullimi i rrallë prek 1 në 5000 femra. Të lindurat me këtë sindromë kanë organe gjenitale të jashtme të rregullta dhe tipare normale seksuale, por kanë të pazhvilluar mirë ose aspak kanalet vaginale dhe të mitrës.

Çrregullimi ndodh në 8 javët e para të shtatzënisë dhe pikaset vetëm kur nis puberteti dhe nuk fillon cikli menstrual. Vics iu drejtua mjekes së saj sepse kishte probleme me ushqimin, por kur mori vesh se në moshën 17-vjeçare nuk kishte perioda, vuri alarmin.

Analizat treguan fillimisht se nuk kishte mitër e vezore. Testet e mëtejshme konstatuan se në fakt ka dy gypa të vegjël në mitër dhe dy vezore, por e ka të pamundur të bëjë fëmijë.

Shprehjet si ‘adopto’ nuk më ngushëllojnë, janë si të hedhësh kripë mbi plagë. Si dikush që ka ëndërruar të vendosë dorën mbi bark dhe të ndiejë foshnjën e saj duke lëvizur, të di se nuk do mundem kurrë ta bëj është dëshpëruese”, u shpreh Vics.

Megjithatë, ajo ka nisur të mendojë zgjidhje lidhur me këtë dhe një nënë surrogate mbetet gjithnjë një opsion që të ketë një fëmijë së bashku me partnerin. Ajo tregon se veç saj, ishte edhe familja që e pati të vështirë të përtypte diagnozën.

E di që mamaja ime fajësoi veten në fillim, unë nuk e bëra kurrë, por shumë nëna e fajësojnë”, tha ajo.

Vics sot është 20 vjeçe dhe ka ngritur një fondacion për sindromën MRKH për të tërhequr vëmendjen drejt saj./tvklan.al

Scroll to Top