Një anije mallrash ka marrë flakë ditën e djeshme në Detin e Zi.
shkruan se ngjarja ka ndodhur në veri të Kepit të Boztepe pranë Turqisë, ndërsa 16 persona janë evakuuar nga rojet bregdetare.
Sinjalet për të shpëtuar personat në bord u dhanë përmes një radioje e më pas dy varka të rojes bregdetare, një helikopter dhe peshkatarë vendas arritën në vendin e ngjarjes.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas rojeve bregdetare, 16 nga 17 persona të ekuipazhit ishin kryesisht shtetas egjiptianë dhe në bord konstatohet edhe një shqiptar. Ata u shtruan në spital pasi kishin pësuar disa lëndime të vogla, ndërsa kapiteni i anijes, rezulton i zhdukur dhe dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur.
Autoritetet turke nuk dhanë ende asnjë informacion për shkaqet e zjarrit, por peshkatarët thonë se flakët u përhapën në pjesën skajore të anijes. Sipas inspektorëve anija mund të ketë pasur problem me motorin kryesor dhe se mungonin pajisjet për shuarjen e zjarrit./tvklan.al