Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë duke i tronditur të gjithë. Një foshnje e pajetë është futur bashkë me çarçafët në lavatriçe nga stafi i repartit të gjinekologjisë nga pakujdesia.
Babai i foshnjës në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin. Ai u shpreh se stafi i kërkoi që të mos bëhej publik rasti, për të mos dëmtuar imazhin.
“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastin, më kërkuan që të mos e bëja publike. Insistuan që mos të thërrisnim policinë, infermierja kryesore nuk arsyetoi me ndonjë mënyrë por s’donte që të bëhej diçka e madhe.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gruaja e mori lajmin prej mediave dhe unë nuk kam mundur të jem afër. Është tronditëse, nuk e ka dit askush, as prindërit e mi, madje njëri prej prindërve nuk e di çfarë ka ndodhur.
Më e rënda është kur e kemi çu foshnjën me mbulesë dhe i thashë që nuk lejohet sepse e ka mbështjellë spitali mirë”, tha ai.
Sipas informacioneve, gruaja është informuar nga gjinekologu personal se foshnja kishte probleme me zemrën dhe ajo e dinte që ishte pa jetë. Përmes një operacioni çezarian është bërë e mundur heqja e foshnjës dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë