Bashkëprezantuesi i Bora Zemanit në “Dancing Ëith the Stars”, Eno Popi, ka sqaruar së fundmi një debat që moderatorja pati me Valbona Selimllarin, anëtaren e jurisë. Teksa ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, Eno sqaroi se “askush nuk kishte asgjë me askënd”.
Përmendim këtu që ‘debati’ nisi pas ankesave të konkurrentëve për jurinë, kur Valbon Selimllari tha se ata shohin në “YouTube” performancat e kuruara nga produksioni. Këtu ndërhyri Bora, e cila tha se produksioni nuk “mban asnjë me hatër.”
“Askush s’kishte asgjë me askënd, ishte një ballafaqim pikëpamjesh. Një gjë të mirë që bën Bora është që është në krahun e të gjithë konkurrentëve dhe kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër juria nevojën e vet për të artikuluar dhe për të thënë mendimin e tyre”– tha ai.
Më tej duke folur për bashkëpunimin e tij me Borën, Eno tha se është shumë i kënaqur dhe se Bora është shumë njeri mirëkuptues.
“Bora është një vajzë me të cilën thjesht kisha një njohja rastësore, pikat e takimit kanë qenë shumë të rralla. Kam gjetur një njeri shumë bashkëpunues, shumë mirëkuptues, e cila praktikisht është shumë e qartë në gjërat që bën. Ku ka më mirë se të gjesh dikë që është i qartë me vete”-tha Eno.noa.al