Stuhia e dëborës “Elliot” do të mbërthejë SHBA-në për Krishtlindje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këtë Krishtlindje, Shtetet e Bashkuara do të përballen me një stuhi të fuqishme dëbore që konsiderohet si më e madhja e kësaj gjenerate.

Meteorologët parashikojnë që stuhia Elliot do të godasë pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara nga e premjta. Temperaturat mund të bien në disa zona deri në minus 45 Gradë Celcius. Rreth 80% e popullsisë amerikane do të përballen me temperatura të acarta, ku më i ashpër acari do të jetë në 37 shtete që janë më në brendësi të kontinentit.

Alarmi është dhënë për më shumë se 90 milionë banorë nga veri deri në jug të Teksasit që shquhet për temperatura të ngrohta në pjesën më të madhe të vitit. Atyre u është bërë thirrje nga autoritetet që të marrin masa, pasi trashësia e dëborës mund të kapërcejë 1 metër. Edhe Florida, këtë Krishtlindje mund të shohë dëborën e parë në 30 vitet e fundit.

Tv Klan

Scroll to Top