Vrau gruan me çekiç në prani të fëmijëve, gjykata merr vendimin për shqiptarin 53-vjeçar

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gëzim Alla, muratori shqiptar 53-vjeçar që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm. 

Dënimi u dha nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s, e kryesuar nga Antonella Toniolo, mëngjesin e sotëm të 22 dhjetorit.

Sipas mediave italiane, krimi i tmerrshëm ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre. 

Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu.

Gjykata gjithashtu e dënoi burrin me dëmshpërblim pasuror dhe jomaterial, me një shumë të përkohshme të menjëhershme prej 100,000 euro për çdo fëmijë, si dhe urdhëroi konfiskimin e përgjegjësisë prindërore. 

Megjithatë, rrethanat rënduese të mizorisë, të cilat prokurorja Alessandra Block i kontestoi ndaj të akuzuarit, u përjashtuan.

Pas ngjarjes së rëndë, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin, pasi është vetëdorëzuar. Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët kanë parë ngjarjen makabre dhe janë tmerruar.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa, ndërsa autori i vrasjes punonte si murator. Fëmijët minorenë janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *