JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr policësh në Tiranë/ Efektivi i “Shqiponjave” rreh punonjësin e “Rrugores”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sherr mes policësh është regjistruar së fundmi në Tiranë. Një efektiv i repartit “Shqiponja” ka goditur me grusht një efektiv të “Rrugores”.

Përleshja ka ndodhur në afërsi të shkollës Sami Frashëri, më konkretisht në “Rrugën e Barrikadave”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Punonjësi i forcave “Shqiponja” me iniciale Y.D po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.

Efektivi ‘gangster’ nuk i është bindur në fillim urdhërit, por më pas ka ndaluar dhe ka goditur me grusht efektivin e Rrugores.

Pas sherrit, punonjësi i Shqiponjave është larguar dhe ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet një denoncim në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore

shqiperia ime

Scroll to Top