JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nga mami Fifi për babi Adisin”, zbulohet se sa muajshe shtatzënë është këngëtarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e së mërkurës, këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël dhe se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Këtë lajm ajo e dha pas performancës së saj në Festivalin e Këngës me Flori Mumajesin, ku fillimisht ishte artisti ai që e zbuloi, duke thënë se në skenë kënduan katër persona dhe jo tre.

Pak orë pas Festivalit, Fifi ka bërë një tjetër reagim në rrjete sociale, kësaj here dedikuar partnerit të saj, biznesmenit të njohur Adis Patushi.

Krahas fotove të publikuara nga ajo vetë, ajo i ka dedikuar edhe disa fjalë shumë të bukura Adisit, ku shkruan se ai është njeriu i jetës së saj.

“Nga Mami Fifi per babi @adispatushi, ti sje te foto por kur them qe je njeriu I jetes time e di pse e them .. te dua perjetesisht babatushi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas fotove të publikuara në Instagram.

Ndërkaq, Privé ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se sa muajshe është Fifi. Këngëtarja është në muajin e gjashtë, teksa lajmin e ka konfirmuar vetë Fifi, e cila ka komentuar në postimin e Prive. “fifi.official.fr sapo konfirmoj shtatzaninë.

Ajo është ne muajin e gjashte! Shume urime”- shkruhet në faqen e Prive në Instagram.

Scroll to Top