JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse Stresi dhe Getinjo dëshirojnë që ky banor të dalë? Ja çfarë po ndodh brenda shtëpisë së BBV Kosova

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy reperët e njohur, Stresi dhe Getinjo kanë bërë së fundmi një bisedë së bashku. Ata kanë folur pikërisht për MC Bekën.

Dy reperët janë shprehur mjaft të pakënaqur me sjelljen e Bekës brenda në shtëpi.

Ka qenë Stresi ai që ka shtuar se Beka “duhet të dalë jashtë” nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, me pretekstin se duhet “të kujdeset për babain e tij”.

Stresi është një ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së BBV Kosova. Së fundmi, ai ka folur për tërmetin tragjik të vitit 2019.

Mirëpo, ai ka thënë se ndihmat që i janë dërguar shtetit, janë vjedhur.

“Jam sot e kësaj dite i ftohur, ja për popullin tim ja kurrë. E dini përse kam qenë aktiv, sepse më kanë bërë Diaspora se krejt ndihmat që i kanë dërguar në shtet, i kanë vjedhur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai u ndal edhe tek ndihmat që shpërndau së bashku me këngëtaren Morena Taraku.

“Për mua çmimin e parë e ka marrë Austria. Shqiptarët e Austrisë kanë marrë tre autobusa dhe më kanë dhënë ndihmat mua në magazinë. Jemi bërë staf 90 veta, që as shteti nuk e ka pasur këtë staf. Kam marrë ndihma nga Turqia, ka ardhur edhe Morena kemi qenë me telefona 24/7. Mua më zgjat tre javë e gjysmë”, tha ai.

“Kemi qenë probleme për shumë shoqata të tjera. Kemi ndenjur tre javë, kanë qenë mbi 20 vajza që kanë punuar, 30 meshkuj, 10 shofera dhe vinin telefonatat. Kjo është bamirësia dhe kjo bamirësi nuk të varfëron”, vijoi më tej reperi i njohur, Stresi.

Scroll to Top