JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ju e dini që ka një hetim”/ A është distancuar Arben Ahmetaj nga PS? Reagon Damian Gjiknuri për situatën brenda PS-së

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Damian Gjiknuri tha se nuk ka asnjë distancim të Partisë Socialiste nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse ai mungoi në një festë të kësaj force politike pak ditë më parë.

“Nuk mbajtëm shënim kush erdhi, kush nuk erdhi në festë”, tha Gjiknuri në një konferencë për mediat.

I pyetur për situatën e Ahmetajt, emri i të cilit është lidhur me personat e shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri shtoi: “Ju e dini që ka një hetim. Nuk ka pse të komentoj azkuat që ngrihen.

Në Shqipëri ka një tendencë që gjyqi të bëhet mediatik dhe publik, por procesi i vërtetë ligjor është në organet e drejtësisë.

Është një organ që qeveria nuk e kontrollon, që ka marrë në përgjegjësi penale figura të larta. Ka vetëm një të vërtetë, që organet janë duke hetuar dhe rezervohem të mos bëj komente”.

Scroll to Top