Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka vrarë një italian, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Via Borghesiana në Romë, ku shqiptari ka sulmuar me thikë 52-vjeçarin Nazzareno Paolo Teti, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë.
Motivi i krimit thuhet se është xhelozia e burrit shqiptar për marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar mes gruas së tij dhe viktimës.
Fillimisht shqiptari u arratis, por falë kamerave të sigurisë në zonë, ai u identifikua dhe u arrestua shpejt.