JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia pranë zbardhjes së vrasjes së Edmond Papës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pritshmëritë që vrasja e biznesmenit Edmond Papa disa ditë më parë në kryeqytet, të zbardhet janë të larta sipas drejtuesit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Vocaj tha se për rastin është duke punuar një grup i posaçëm hetimor.

“Për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, po funksion një grup i posaçëm hetimor. Shpresojmë që hetimi të sjellë rezultate pozitive të cilat do t’ua bëjmë të njohura në momentin e duhur”, tha Vocaj.

Grupi i hetimit për shkak të lidhjeve të viktimës me botën e krimit në shtetin grek ka kërkuar informacion për kontaktet e tij atje dhe për të qartësuar nëse ngjarja e ndodhur në zonën e Selitës ka lidhje me ekzekutimin me lëndë plasëse të Aleksandër Sadikajt disa muaj më parë dhe vrasjen e dyfishtë në Greqi.

Papa u qëllua më disa plumba pak minuta pasi ishte ulur në një lokal pranë banesës së vëllait të tij, teksa dyshohet se ai ndoq për disa javë nga atentatorët.

Tv Klan

Scroll to Top