I jepte sekretet rusëve, arrestohet spiuni gjerman

Jil
Jil
1 Min Read

Spiunonte tek rusët lidhur me të dhënat e grumbulluara nga shërbimi i jashtëm i zbulimit gjerman. Por aktiviteti i tij i zhvilluar në mesin e sulmit rus në Ukrainë u zbulua dhe policia gjermane e vuri në pranga.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

I arrestuari ishte vetë agjent i agjencisë gjermane për zbulimin e jashtëm BND. Ai ra në pranga gjatë një operacioni në Berlin, pas ishte nën mbikqyrje për llogari të hetimeve të brendshme që po zhvillon vetë kjo agjenci.

Dyshohet se brenda BND-së ka edhe agjentë të tjerë të cilën janë nën hetim për bashkëpunim me Moskën në dëm të interesave të vendit dhe aleatëve perëndimorë, por hetuesit nuk japin detaje dhe është e paqartë se çfarë informacionesh konfidenciale mund t’i kenë dhënë ata Rusisë për luftën në Ukrainë.

Qeveria gjermane dëboi 40 agjentë të dyshuar të Rusisë në Prill. Arrestimi në Gjermani vjen disa ditë pasi edhe Austria identifikoi një 39-vjeçar të dyshuar për spiunazh për llogari të Rusisë. I dyshuari është djali i një diplomati rus. Ai u ndalua në Mars por do të gjykohet në liri.

Tv Klan

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *