Kacavirrej si ‘fantazmë’ natën nëpër dhomat e turistëve, kapet shqiptari në Rodos

Jil
Jil
1 Min Read

Greqi- Një 37-vjeçar shqiptar në Rodos, i cili kishte vënë në shënjestër turistet e huaja që qëndronin në hotele, duke iu vjedhur të gjitha çfarë ka brenda, është vënë në pranga.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Veprimi i tij u zbulua nga një gjurmë gishti e gjetur në parmakët e ballkonit të dhomës ku qëndronte një shtetase islandeze. Gruaja ka raportuar më 20 qershor se një person i panjohur kishte hipur në ballkonin e dhomës së saj, kishte thyer një dritare të pasiguruar dhe i kishte vjedhur 20 euro nga çanta.

Në atë kohë Shërbimi Kriminal kishte identifikuar gjurmën e gishtit dhe nga hetimi rezultoi se ajo i përkiste 37-vjeçarit, i cili ishte i shënuar për vjedhje me një metodë të ngjashme.

Në kuadër të hetimeve paraprake, u konstatua se në orët e para të 25 qershorit, shqiptari kishte përfituar nga mungesa e shkurtër e një turisteje suedeze, e cila po notonte në plazhin Miaoulis në Rodos dhe i kishte rrëmbyer celularin e saj iPhone me vlerë 1500 euro nga çanta e saj.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *