Temperatura ektreme në SHBA/ 3 persona humbasin jetën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona kanë humbur jetën në rrugët në Kentaki të SHBA-ve, për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme.

Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Kentakit, Andy Beshear duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Garda Kombëtare është duke ndihmuar qytetarët e izoluar në shtëpi dhe policët e bllokuar në rrugë, duke u dërguar batanije

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë në Dakotën e Jugut, më shumë se 100 shoferë janë bllokuar për shkak të sasive të mëdha të dëborës.

Guvernatorja i Nju Jorkut, Kathy Hochul ka shpallur gjendjen e emergjencës, teksa është shprehur se: “Jemi duke u përballur me akullin, përmbytjet, borën dhe temperatura të ulëta. Kjo është një ngjarje kërcënuese për jetën”.

Disa vende janë goditur nga reshjet e shiut të cilat nën temperaturat e ulëta, kthehen në akuj.

Scroll to Top