Rrugët e Parisit u përfshinë nga dhuna pasditen e së premtes. Qindra emigrantë kurdë u përplasën me policinë pas sulmit që ndodhi në një qendër emigrantësh ku u vranë 3 persona dhe 3 të tjerë u plagosën nga një ekstremist. Makina dhe biznese u sulmuan në shenjë revolte nga komuniteti i emigrantëve ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Emigrantët thanë se sulmi i së premtes ishte kulmim i persekutimit të tyre. Autori është një 69-vjeçar, i liruar nga burgu vetëm 11 ditë para kësaj ngjarjeje, pas përfundimit të masës së paraburgimit për një tjetër sulm me shpatë një qendre emigrantësh në kryeqytetin francez, dhjetorin e vitit të kaluar.
Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë, nëse njëri nga policët e ekipit që ndërhynë në vendngjarje, nuk do të merrte guximin për t’i rrëmbyer armën nga dora agresorit.
Ai dyshohet se është ekstremist i djathtë pasi është përfshirë në të tjera sulme kundër emigrantëve në vitet 2016 dhe 2021. Policia vuri në pranga autorin, i cili renditet mes të plagosurve pasi mori plagë në fytyrë gjatë ndërhyrjes së efektivëve për ta ndaluar.
Tv Klan