JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptari hipën nga ballkoni në dhomën e hotelin për 20 euro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një turiste e huaj e cila po qëndronte ne një hotel në Rhodes ra pre e një grabitësi shqiptar, i cili hyri nga ballkoni në dhomën e saj dhe mori çfarë gjeti…

Identiteti i tij u zbulua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në ballkonin e hotelit ku po qëndronte turistja. Sipas mediave greke ajo mësohet se kishte denoncuar në polici se më 20 Korrik një person kishte hipur nga ballkoni i saj dhe ishte futur në dhomën e hotelit. Autori kishte marrë 20 euro nga çanta e saj.

37-vjeçari shqiptar rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në të njëjtën fushë. Vetëm 5 pas këtij rasti, në orët e para të 25 Korrikut, duke përfituar nga fakti që një turiste suedeze po notonte në plazhin e Miaouli, ai i vodhi asaj nga çanta telefonin me vlerë 1.500 euro./tvklan.al

Scroll to Top