Një tjetër aksident në punë i merr jetën një shqiptari në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në Malcesine të Veronës.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas asaj që shkruan e përditshmja ANSA, viktima është një 66-vjeçar, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Ai mësohet se po punonte në një objekt kur ra nga skela, nga rreth 3 metra lartësi. Shqiptari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet karabinierët.
Aksidentet në punë me pasoja fatale janë të shpeshta në vendin fqinj, një problematikë e ngritur herë pas here atje nga sindikatat e media atje./tvklan.al