Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Një mjet tip “benz” me shpejtësi shumë të lartë përplasi për vdekje një punonjës të pastrim gjelbërimit, i cili në atë kohë po pastronte kazanët e mbeturinave. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën dytësore të këtij aksi.
Mjeti që drejtohej nga 18-vjeçari Braian Hoxha ishte me shpejtësi të madhe dhe një nga punonjësit e Bashkisë, nga frika është hedhur nga kamioni i pastrimit duke menduar të shpëtonte, por makina fatkeqësisht e përplasi për vdekje.
Viktima është identifikuar si Bardhyl Beqiri, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë së Durrësit.
Edhe pas përplasjes mjeti nuk ndaloi në vend, por devijoi duke hyrë në garazhin e një hoteli që ndodhet buzë rrugës. Siç duket edhe nga pamjet goditja ka qenë tejet e fortë.
Nga përplasja mbetën të plagosura edhe dy vajza të moshës 20-vjeçare që gjendeshin me drejtuesin e mjetit në makinë. Policia arrestoi të riun, i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.