Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Burg pa afat caktoi gjykata e Lezhës për dy personat e arrestuar për dhunimin e drejtorit të OSSHE, Edmir Përdreca më 30 Nëntor.
Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të dëtyrës. Të dy ata kanë mohuar autorësinë.
Pas vendimit, Edmir Përndreca u shpreh se goditja ndaj tij ka ardhur për shkak të profesionit që ushtron, teksa siguroi se ky sulm nuk do të ndikojë në punën e tij.
Identifikimi i autorëve nga policia u bë pas zbulimit të automjetit që u përdor ditën e ngjarjes, kur drejtori OSSHE ra pre e dhunës.
Tv Klan