Këtë fundjavë miliona amerikanë po përballen me stuhi bore, e temperatura tejet të ulëta e kërcënuese për jetën, me një shtrirje të paprecedentë, duke goditur pjesën më të madhe të vendit.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Stuhia që nisi në fillim të javës, ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike, ka mbushur autostrada me pirgje makinash të bllokuara, apo të përfshira në aksidente me pasojë vdekjen, duke krijuar kaos për ata amerikanë që kanë zgjedhur të udhëtojnë për pushime e fundvitit. Po kështu me qindra fluturime janë anuluar.
Moti i keq shoqëruar me stuhi të acartë është i pashembullt për nga shtrirja e tij, duke nisur prej kufirit me Kanadanë, deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë amerikane ka marrë paralajmërime lidhur me motin e keq./VOA