Mediat rozë kanë aluduar gjatë ditës së djeshme për një ndarje të mundshme midis aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Në 5-vjetorin e martesës së tyre, dyshohet se marrëdhënia e çiftit është krisur. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krisje momentale apo për një përfundim të marrëdhënies.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të mosmarrëveshjeve. Përflitet se këngëtarja është larguar nga shtëpia e tyre së bashku me të bijën Ajkën.
Gjatë kohëve të fundit, burime nga emisioni ku është i punësuar aktori, kanë deklaruar se ai është parë në gjendje të rënduar emocionale, i përplotur, duke patur vështirësi në përqendrim gjatë xhirimeve të programit.
Këngëtarja po ashtu i ka dedikuar bashkëshortit të saj këngën “Çelësi i Zemrës”, që u kthye në hit, por nuk dihet nëse çifti do e gjejë këtë radhë çelësin e marrëdhënies së tyre.
Që prej publikimit të lajmit, nuk ka patur asnjë reagim nga asnjëri prej dy artistëve.
burimi joq albania.