Rivendoset busti i Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit që u vandalizua një ditë më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frashërit në Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin në qytetin tonë!

Një pakicë e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.  /tvklan.al

Scroll to Top