JiL.al - Jeto i Lumtur

Pas përleshjes fizike, babai tenton të godasë me makinë të birin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Forinë të Gostivarit, ku një 56-vjeçar ka tentuar ta godasë me makinë djalin e tij.

Sipas mediave vendase, fillimisht e ka sulmuar fizikisht djalin e tij, më pas ka tentuar ta godasë me  makinë.

“Me datë 23.12.2022 në ora 16:30 në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë në Çegran kanë privuar nga liria L.A.(56) nga fshati Forinë.

Rreth orës 12:30 në afërsi të vendit të quajtur “Ara e Madhe”, mes fshatit Forinë dhe fshatit Çajle, pas një debati të mëparshëm ka sulmuar fizikisht djalin e tij 32-vjeçar dhe ka tentuar ta godasë me një automjet në të cilin më herët të dy ishin duke udhëtuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrim përkatës”, njoftojn autoritetet.

Scroll to Top