Konkurrentja e rradhës e Big Brother Vip Albana është Tea e Përputhen?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është përfolur që sezoni i dytë i “Big Brother Vip” do të nisë më datë 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve. Sa më shumë afron ajo datë, aq më shumë emra përfliten si banorë të mundshëm për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme.

Së fundmi Tea Trifoni, vajza që u bë kryefjalë në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania. Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine.

Së fundmi edhe moderatorja Lei Kraja, dhe aktori Gent Hazizi thuhet do t’i bashkohen aventurës më shumë se 100 ditore.

Burime për “Anabel” thanë se Gent Hazizi i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë. Ndonëse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e aktorit.

Përveç Leit këto janë disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.s

Scroll to Top