Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Shemsi Prençi ka analizuar mbrëmjen e sotme deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
I ftuar në Euronews Albania ai deklaroi se kryeministri kërkon që ai të gjendet nëse është vrarë dhe nëse është gjallë të vihet para drejtësisë, por nuk flet kurrë për autorët.
Sipas tij kjo tregon se kryeministri i Shqipërisë, është i pozicionuar në krah të atyre që mund të kenë vrarë të shumëkërkuarin.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Më ka bërë përshtypje një gjë shumë serioze. Kryeministri thotë, për policinë ka dy opsione. Ta gjejnë, nëse është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë. Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë.
Në asnjë nga opsionet nuk thotë që të gjenden autorët që e kanë vrarë dhe të vihen para drejtësisë. Kryeministri thotë në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, nëse është i vrarë, të gjendet dhe t’i thuhet opinionit publik se është i vrarë.
Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Por nuk thotë te e para, nëse është i vrarë, të gjenden autorët dhe të shkojnë para drejtësisë, ndërsa për atë t’i thotë opinionit publik që është i vrarë.
Që këtu, kryeministri i Shqipërisë është i pozicionuar në krahun e atyre që mund ta kenë vrarë, megjithëse kam thënë që e dua Ervis Martinajn të gjallë”, theksoi ai.