JiL.al - Jeto i Lumtur

Identifikohet viktima që u gjet i pajetë 3 ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Viktima që u gjet i pajetë tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër është identifikuar.

Korrespondenti i Klan News në Elbasan, Fatos Salliu raporton se viktima është 55-vjeçari D. Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan. Ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

D. Xhakoi u gjet më 23 Dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit.

Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banorët e zonës thonë se kanë menduar se ishte në gjumë./tvklan.al

Scroll to Top