Hotelet në Durrës të rezervuara për Vitin e Ri

Jil
Jil
2 Min Read

Numri i prenotimeve në hotelet e Durrësit është rritur. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Operatorët turistikë në këtë qytet thonë se rreth 95% e kapacitete akomoduese janë të rezervuara.

Blerim Norja:  për vitin e ri darkën Gala kemi edhe të huaj. Diku te 70% e hotelit dhe për darkën ‘Gala’ janë nga bullgaria dhe sllovenia. Kemi një grup te 200 persona që kanë rezeveruar me paketë 3 ditore që fillon me datën 30 dhe largohen më datë 2 të cilat kanë vendosur të festojnë në Shqipëri.

Shumë prej turistëve janë të huaj ndërsa nuk mungojnë as vizitorët besnikë të Durrësit.

Blerim Norja:  Një pjesë e madhe janë përsëritës, kanë qenë edhe para  pandemisë dhe janë rikthyer këtë vit, është viti i parë pas pandemisë që po festojmë vitin e ri me shtetas të huaj. Nga  data 1 dhe dy kemi përgatitur paketat për bashkëkomabasit tonë nga Kosova të cilët kanë traditë që datën 1 e festojnë në shtëpi , ndërsa në  datën 1 vijnë në Durrës, në hotelet dhe restorantet e  Durrësit për të festuar Vitin e Ri.

Ndryshe nga vitet e tjera, ka një rritje të lehtë të çmimeve.

Blerim Norja:  Ka pasur një rritje jo shumë të madhe diku te 10 % në krahasim me vitin e kaluar, por kjo është një rritje e pranueshme në krahasim me rritjen e lëndës së parë, energjisë. Kjo është një rrije e pranueshme mbarë botërore. Kjo është një rritje e pranueshme mbarë botërore, nuk është se hoteli jonë ka rritur çmimet.

Përveç hoteleve që ofrojnë paketat e tyre, edhe pushteti lokal në Durrës ka përgatitur një sërë aktivitetesh për të festuar ndërrimin e viteve.

Klan News

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *