“Kurohej nga sytë, por kishte tumor në tru”, Adriana rrëfen humbjen e motrës: E kishim si nënë të dytë

Jil
Jil
3 Min Read

Adriana është një grua nga Pogradeci, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali me bashkëshortin e 3 fëmijët e saj. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Adriana tregon se familja e saj ku ishin 10 fëmijë, ka humbur 2 motra e 2 vëllezër. Goditja më e rëndë për familjen ishte vdekja e motrës së madhe, e cila ka ndërruar jetë 3 vjet më parë për shkak të një tumori në tru.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Adriana: Kam humbur 4 persona në familjen tonë. 2 motra dhe 2 vëllezër.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi?

Adriana: Aksidente e gjëra kështu. Mirëpo aksidenti më i madh për prindërit e mi ishte kjo e fundit për motrën time që ishte me kancer në tru.

Ardit Gjebrea: Ku jetonte motra?

Adriana: Motra jetonte në Pogradec. 10 fëmijë që ishim ne, vetëm 2 motra jetonin me prindërit në Porgradec, të gjithë ishim jashtë shtetit.

Ardit Gjebrea: Edhe vëllezërit?

Adriana: Po, vetëm 2 motra jetonin. Kjo motra e madhe që ishte e sëmurë që ne nuk e dinim, kurohej nga sytë dhe nga tensioni.

Ardit Gjebrea: Kishte kohë që vuante?

Adriana: Prej tensionit kishte nja 4 vjet, kurse nga sytë e zbuloi shumë vonë sa kur vinim që bënim vizita, ata i jepnin mjekime për sytë, nuk i thoshin se ke diçka, por kjo sa herë vinte, smëundja po i bllokonte shikimin.

Ardit Gjebrea: Por çfarë kishte në të vërtetë?

Adriana: Ajo kishte një tumor në tru që arriti ai tumori u zmadhua dhe po i bllokonte shikimin e syve.

Ardit Gjebrea: Nuk bëri dot një skaner që në fillim se në të tilla raste…

Adriana: Po në fund i thanë ata, pas një viti e ca i thanë e ke shumë të avancuar, skemi ç’të të bëjmë. Kjo kishte çunat, e morën çunat në Greqi për vizita, për mjekime, për kontroll mirëpo ajo po bënte terapitë, kimiot, të gjitha këto vizita dhe arriti të humbiste flokët. Mirëpo ajo ishte motra më e madhe dhe atë neve e kishim si nënë të dytë, na ka rritur të gjithëve. Ishte shumë e zonja, e mbante veten shumë, kudo që të shkonte ajo do dallohej nga të gjithë që ishte një zonjë tipike pogradecare.

Ardit Gjebrea: E kishte merak pamjen?

Adriana: Shumë.

Ardit Gjebrea: Kurohej…

Adriana: Shumë.

Ardit Gjebrea: Dhe kur i ranë flokët…

Adriana: Kur i ranë flokët ajo e ndiente shumë mungesën e këtyre flokëve dhe sa herë flisnim në telefon, thoshte “bobo, mua a do më zgjaten?”/tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *