Autobusi përfundon në lumë, 3 të vdekur dhe 4 të zhdukur

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një autobus pasagjerësh doli nga ura dhe përfundoi në një lumë në veriperëndim të Spanjës.

Dy të mbijetuar,  drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, janë të vetmit që janë nxjerrë nga lumi Lerez, ndërsa puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar për shkak të shirave të dendur që përfshinë rajonin e Galicia-s.

Autobusi ishte parkuar pranë vendit të ngjarjes në momentin kur rrëshqiti nga rruga në urë dhe më pas u zhyt në ujë rreth orës 21:30 me orën lokale, të shtunën.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte gjithsej nëntë persona, shoferin dhe tetë pasagjerë.

“Nuk ka më trupa brenda autobusit, ndaj ne po vazhdojmë kërkimet për katër personat e zhdukur”, thanë autoritetet vendore./a2 cnn

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *