JiL.al - Jeto i Lumtur

“Plas” keq në Kamzë/ Kushërinjtë çahen me thika me njëri-tjetrin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një konflikt mes kushërinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 6 të Kamzës.

Sherri për motive të dobëta mes shtetasve F.L. dhe H.T. ka degjeruar në përdorimin e thikave.

Si pasojë kanë marrë dëmtime dy kushërinjtë dhe familjarët e tyre, së bashku me një 15-vjeçar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia./ CNA.al

Scroll to Top