Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Qipro- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro. Prindërit kanë gjetur të vdekur foshnjën e tyre 10 muajshe.
Familja jetonte në një varkë të ankoruar në Qipro për dy vitet e fundit. Në orën 1:30 të mëngjesit të Krishtlindjes, prindërit e gjetën djalin e tyre pa ndjenja.
Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Larnakës, ku mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.
Sot foshnjës pritet t’i bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.