‘Shikoja në sy nënën dhe kisha ankth e dridhesha’, banori rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Jil
Jil
2 Min Read

Amos Zaharia është një aktor mjaft i dashur dhe i komentuar. Tashmë, ai ka marrë një vëmendje të madhe me pjesëmarrjen e tij në BBV Albania 2. Së fundmi, ai ka folur për një periudhë mjaft të vështirë të jetës së tij.

Amos është ndalur tek beteja e tij me ankthin.

 “Unë kam pasur periudha në jetën time, sidomos pas adoleshencës, që për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm rrugën që duhet të bëja, dridhesha kur dilja nga shtëpia, më beso”, tha në fillim Amosi.

“Më kapte një ankth i jashtëzakonshëm, me çfarëdo lloj personi, edhe me nënën time, e shikoja në sy dhe kisha një ankth, një gjendje shumë të keqe”, tha ai, duke theksuar se nuk e kuptonte nga se i vinte kjo gjendje”, vijoi ai më tej.

Mirëpo, aktori ka zbuluar edhe se si të përballesh me frikën tënde më të madhe.

“Por një gjë e kam kuptuar, për t’u shpëtuar ilaçeve. Aty ku është frika jote, aty është edhe detyra jote. Përballu në mënyrë të ndërgjegjshme me problemet e tua, me frikën. Dili përpara gogolit! Sa herë që i shmangesh një problemi, aq më i madh bëhet”, tha ai në fund duke dhënë edhe një mesazh mjaft të mirë e të fortë për të gjithë ata që në këto momente po vuajnë nga ankthi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *