Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Zbardhen dëshmitë e personave të përfshirë në konfliktin me të plagosur të dielën në Kamëz. Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.
Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas.
Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm.
Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.
Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.
Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.