JiL.al - Jeto i Lumtur

Reperi shqiptar humb nënën natën e Krishtlindjeve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Reperit i njohur, Unikkatil ka humbur nënën në natën e Krishtlindjeve. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i reperit përmes një postimi në Instagram.

“Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve.Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë.

Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë.

Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00.

Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00.

Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, ka shkruar ai.

Scroll to Top