Lidhja e Vis Martinajt me politikën, Hoxha dhe Lala zbardhin detaje: Si bëri marrëveshje me Vangjush Dakon për bastet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Artan Hoxha dhe Klodiana Lala treguan detaje lidhur me Ervis Martinajn, lidhjet e tij me politikën dhe kontrollin absolut mbi lojrat e fatit, konkretisht bastet. 

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha dhe Lala dhanë detaje për lidhjet e Martinaj me Vangjush Dakon, ish kryebashkiak i Durrësit. 

Sipas Hoxhës, Dako qëndronte pas kompanisë “Bast Arena” që nisi të propagandohej në media në vitin 2018, kur u arrestua Ervis Martinaj. 

Sipas gazetarëve Martinaj dhe Dako kanë bërë marrëveshje me njëri tjetrin për bastet. 

Artan Hoxha: Së pari duhet të gjejmë përse u mbyllën bastet. Kjo përkon me momentin kur Ervis Martinaj u plagos dhe u arrestua pas ngjarjes në Bllok në 4 nëntor 2018.

Në media u shfaq një reklamë, Bast Arena, e cila mendohej se do të kontrollonte të gjithë tregun e lojrave të fatit dhe do të kalonin nga sistemi me pika fizike, në sistemin online që të kontrolloheshin edhe nga organet tatimore. U bë gati edhe ligji, u diskutua edhe në parlament. U bë gati që bota e lojrave të fatit, që dominohej nga Ervis Martinaj, 2613 pika basti kishte Martinaj. 

Në botërorin e kaluar, ishte sponsor kryesor në reklama në të gjithë mediat pa përjashtim. Vis Martinaj, historinë e tij me botën e krimit, e ka nisur për të qenë faktor në lojrat e fatit.

Kur ndodhi ndryshimi i pushtetit dhe pushteti i ri kërkonte të merrte nën kontroll kanabisin dhe pastaj bastet, që janë narkotikët dhe bixhozit, dy të ardhurat kryesore të mafias.

Para se të bëhej operacioni i famshëm, Martinaj, duke e ditur se çfarë po ndodhte tentoi të bënte një marrëveshje me ata që do të vinin në pushtet, sepse ai njihej si lidhje e fortë e atyre që u larguan nga pushteti, pra të djathtës. Edhe prej traditës familjare, miqësive të babait, etj.

Ky që në 2013, kur pushteti tentoi ti marrë lojrat e fatit, ai u kundërpërgjigj dhe njeriu që ai goditi, cilësohej si njeriu më i afërt që kishte sponsorizuar fushatën e ministrit të brendshëm të asaj kohe (Saimir Tahiri).

Në 2018, kur u arrestua Martinaj u fut kjo Bast Arena. Kush ishte Bast Arena? Ishte një person që është sot non-grata, jo këtej nga PD por nga PS-ja, Vangjush Dako. Ishin edhe disa personazhe të tjera. Turqit ishin mbulimi.

Rama, i vënë para përgjegjësisë, duke ditur cfarë përfaqësonin lojrat e fatit, që ishin 70 milionë euro në vitë dhe punësoheshin 14 mijë njerëz, kryeministri pa lajmëruar askënd, një ditë të bukur i futi një firmë…

Menjëherë, kam dalë dhe kam thënë që tani që ka ndodhur kjo gjë Martinajt, do të keni zhvillime te lojrat e fatit. Të mërkurën kryeministri bëri audiencën me këtë presidentin e FSHF-së, Armando Duka…

Vis Martinaj, fati dhe historia e tij, duam apo nuk duam, ishte e lidhur me industrinë e lojrave të fatit. Kur u shpallën të paligjshme, Martinajt iu rritën të ardhurat sepse nuk paguante taksa, i merrte të gjithë fitimin për vete”, deklaroi Hoxha. 

Klodiana Lala: Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës.

Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte future tentakulat gjithandej.

Scroll to Top