JiL.al - Jeto i Lumtur

“Gati për atentate…”, arsenali i armëve në bazën e Martinajt mbetet “jetim”, policia asnjë të shoqëruar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak, dje në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt.

Mësohet se armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj.

Burimet bëjnë me dije se dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye të paqarta nuk dihet se përse nuk janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Burime nga organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kopetencë e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sented e jashtëligjshme të gjetura.

Scroll to Top