Tea Trifoni flet për historinë e bujshme me Andin dhe Beartin

Jil
Jil
2 Min Read

Tea Trifoni, Andi Shehu dhe Beart Rexhepi ishin treshja më e komentuar e 2020. Për të rifreskuar memorien, ata të 3 morën pjesë në programin e dashurisë “Për’puthen”, nga i cili Bearti u shkëput shpejt.

Nga ana tjetër, Andi dhe Tea vazhduan rrugëtimin dhe dolën çift bashkë. Por pak javë më vonë u zbulua se lidhja e tyre ishte e pavërtetë dhe se në fakt Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës e lidhur me Beartin. Historia që ngjalli shumë reagime u mbyll shumë shpejt, pasi Tea dhe Bearti ndanë rrugët.

Pas gati 2 vitesh, Tea ka folur për këtë histori në “Big Brother VIP 2”. Ajo u shpreh se gjithçka e kishte bërë për show.

“S’e bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”– tha Tea.

Ajo u shpreh më tej se: “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën e u mërzita unë.”

Sa i përket Beartit ajo tha se historia është mbyllur edhe zgjati vetëm tre muaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *