JiL.al - Jeto i Lumtur

Kumbaro: Shkon në 6 numri i bashkive bregdetare, bëhemi gati për një vit më të suksesshëm turistik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se do të shtohet hapësira bregdetare në  Vlorë dhe Rrogozhinë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ky vendim për sezonin veror do të sigurojë grumbullim më të madh turistësh dhe numri i bashkive bregdetare në vitin 2023 shkon në 6. 

Kumbaro theksoi se në vitin që vjen do të shtohet niveli i pastërtisë në rang kombëtar dhe do të rritet cilësia e shërbimit ndaj turistëve.

Kumbaro: Kemi mbyllur mbledhjen e fundit të qeverisë me një vendim që duket i pazakontë në sezoin që jemi, jemi në kulmin e sezonit dimëror, në zemër të sezonit turistik dimëror. Ne morëm një vendim që lidhet me sezonin veror dhe ka të bëjë konkretisht me funksionin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që prej vitit 2022 angazhohet në bashkimin e forcave me bashkitë bregdetare për pastrimin e plazheve. Bëhemi gati për atë që do të jetë një vit akoma më i suksesshëm turistik por të kemi parasysh që viti 2022 deri në muajin Nëntor shënoi 7.1 milionë turistë të huaj, duke arritur dhe një rekord dhe shifrat po rriten ende por do ta raportojmë në vitin e ardhshëm.

Kjo për t’ju dhënë një ide se sa janë rritur shifrat, me këtë vendim të sotëm nga 4 bashki që ishim në vitin 2022, Sarandë, Himarë, Durrës dhe Kavajë për vitin 2023 Agjencia bashkë me bashkitë përkatëse do të marrë përsipër të shtojë dhe bregdetin e Vlorës dhe Rrogozhinë,  duke shkuar në 6 bashki, me vijë më të gjatë bregdetare dhe grumbullim më të madh turistësh.

Ashtu siç në vitin 2022 u pa se aksioni i Ministrisë së Turizmit me bashkitë për pastrimin kombëtar ishte në nivelet më të larta, në vitin 2023 do shtohet dhe niveli i pastërtisë dhe cilësia e shërbimit ndaj turistëve./tvklan.al

Scroll to Top