Një 22-vjeçare nga Vora ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj dhe familjarët.
Kallëzimin në Polici e ka bërë bashkëshorti i saj, ku thotë se gruaja është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Ai ka kërkuar ndihmën e bluve për gjetjen e saj.
“Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më.” thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia njofton se po punohet për gjetjen e saj.