Sherr brenda komisariatit, efektivi i policisë godet me grusht një person. Detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sherr ka ndodhur në komisariatin e Policisë në Librazhd.

Mësohet se një efektiv policie ka goditur me grusht një person, ndërsa nuk dihen ende motivet e konfliktit.

Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse personi që është qëlluar me  grusht është nga radhët e policisë apo jo, por të dy janë shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Korrespondenti i Panorama raporton se edhe një javë më parë, në festën që bënë efektivët e policisë për fundvit ka pasur një konflikt, ku dy policë janë konfrontuar për motive banale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top