Duket se Arbenita Ismajli ka vendosur të vërë pikat mbi “i” në lidhje me thashethemet e ndarjes nga Fero. Këtë gjë ajo e ka bërë përmes një videoje të vajzës së saj Nina. Arbenita ka publikuar një video në TikTok, të vajzës së saj, teksa zhvillon trendin viral me anije të rrjetit social.
“Duke shkuar për të rrahur të gjithë ata që po flasin keq për mamin e për babin”- thuhet në videon që nënkupton një mohim të thashethemeve se Arbenita dhe Fero janë ndarë. Shkak për ndarjen e dyshes u përfol se u bë një video e cila më pas u fshi me shpejtësi. Modelja realizoi trendin viral të Neymar në TikTok, ku teksa bënte lëvizjen e Neymar me duar ka shfaqur edhe një mesazh që futbollisti i njohur i ka dërguar në Instagramin e saj. Fill pas kësaj u vu re që dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.
Në lidhje me gjithë situatën e tyre më herët ka reaguar edhe Fero. “Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.