Ekzekutohet dënimi i “Vëllait të Madh” për pesë nga banorët e BBVK

Jil
Jil
1 Min Read

Gjatë natës së fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” ka paralajmëruar për një dënim mbi grupin e banorëve që kanë folur rreth nominimeve.

Një dënim i tillë është shqiptuar sot, ndërsa pesë prej kastit të banorëve janë izoluar në dhomën e sekreteve.

“Xhoni, Shota, Getinjo, Artani dhe Stresi. Ju jeni të dënuar sepse keni shkelur rregullat duke biseduar për nominime. Si pasojë, dhoma e sekreteve është e shndërruar në dhomë të dënimeve, ku ju do të qëndroni deri në një njoftim të radhës”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

“Ju nuk keni të drejtë të dilni, sa i përket ushqimit ju duhet të koordinoheni me pjesën tjetër të banorëve, përmes portës që do të shërbejë si hapësirë e kontaktit me anën tjetër të shtëpisë”, u tha tutje.

\

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *