DETAJET/ 17-vjeçarja nga Tetova mohon vrasjen e të dashurit të saj, përfshin në ngjarje 2 të tjerë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Adoleshentja 17- vjeçe që dyshohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 dhjetorit në Tetovë mohoi para gjykatës krimin.

Avokati i saj mbrojtës ka bërë me dije se e arrestuara ka përfshirë në ngjarje dy persona të tjerë por nuk ka përmendur emra, duke kthyer kështu hetimet për vrasjen e të riut. 

“E mitura mohoi çfarëdolloj implikimi apo veprimi qe ka shkaktuar pasoja vdekjeprurëse ndaj të miturit. Nga deklarata e saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës se hetimit në më se paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Besojmë se Prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes dhe sigurimit të provave do të zbardhet rasti dhe kryerësit e vërtet të veprës penale do të vihen para drejtësisë”, theksoi avokati mbrojtës.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit tek vendi i quajtur “Banjat e Tetovës”.

Më pas ajo hodhi trupin e pajetë në Shkumbin dhe u largua nga vendngjarja. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në ujë, ndërsa pas arrestimit e dashura e tij pranoi vrasjen duke thënë se e goditi e mjete të mprehta në kokë pas një debati në makinë.

Në seancën e djeshme ajo ka kthyer hetimet për këtë ngjarje pasi ka implikuar edhe dy persona të tjerë në ngjarje. Dyshja ishin të lidhur prej katër vitesh.

Scroll to Top