Deputeti i PD Tritan Shehu thotë se vendimi i Qeverisë për heqjen e vizave me Kinën është një “gabim i pafalshëm me pasoja të rënda për vendin”.
Sipas Shehut, “ne Europe vetem Serbia e Bosnja kane nje rregjim te tille me Kinen. Ndersa ne Bote jane vetem 36 shtete”.
Këtë vendim deputeti demokrat e sheh si “nje veprim i rrezikshem per sigurine tone si Shqiperi e si antar i NATO”.
Shehu ndër të tjera e krahason këtë vendim “identik me qendrimet e Vucic”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Nje sinjal ky tejet negativ per BE dhe rrugen tone te integrimi.
Nje “fotokopje” e qendrimeve te Vucic, qe bie ndesh me interesat tona.
Nje rrezik me shume per ne, per tu “rritur” si qender influencash kineze, spiunazhi te saj etj drejt Rajonit…”
Postimi i plotë i deputetit të PD-së:
Heqja e vizave me Kinen, nje gabim i pafalshem politik, me pasoja te renda per Shqiperine!
Ne vazhdim te drejtimit lindor te trajektores se Rames.
Rama kalon VKM per heqjen e vizave me Kinen!
Asnje vend i NATO dhe BE nuk ka bere deri tashti nje veprim te tille.
Ne Europe vetem Serbia e Bosnja kane nje rregjim te tille me Kinen.
Ndersa ne Bote jane vetem 36 shtete.
Nje veprim ky i rrezikshem per sigurine tone si Shqiperi e si antar i NATO.
Nje sinjal ky tejet negativ per BE dhe rrugen tone te integrimi.
Nje “fotokopje” e qendrimeve te Vucic, qe bie ndesh me interesat tona.
Nje rrezik me shume per ne, per tu “rritur” si qender influencash kineze, spiunazhi te saj etj drejt Rajonit…
…Per tu “fuqizuar” si baze trafiqesh!
Shqiptaret kane nevoje e deshire qe tashme mbasi Qeveria Berisha liberalizoi vizat me vendet Shengen, te beje te njejtin hap me ShBA, Britanine etj te ngjashme.
Ndersa Rama per te “zezen” tone na drejton drejt Kines, nen shembullin e Serbise. Turp i madh ky, edhe si reminishence e diktatures!