Xhemi Shehu poston foton e rrallë krah bashkëshortit me një dedikim romantik

Jil
Jil
2 Min Read

Xhemi Shehu ka treguar se nuk i pëlqen shumë të jetë në qendër të vëmendjes dhe ruan jetën private me hermetizëm. Sidomos dy djemtë e saj dhe bashkëshortin që shumë rrallë i ekspozon në mediat sociale.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur se pse nuk flet kurrë për bashkëshortin. Kështu ajo ka ndarë një foto me të, ku partneri i saj është me kurriz nga kamera dhe shkruan se ai ka zgjedhur të jetë larg mediave. Por, shkruan se edhe 100 jetë po të kishte ai do ishte zgjedhja e saj gjithmonë.

“Nuk ka rrjete sociale prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi, është njeri, baba dbe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë!”- shkruan Xhemi.

Dhe ndryshe nga shumë figura të tjera, Xhemi nuk ngurron të pranojë se djemtë nuk i ekspozon për shkak se është supersticioze. Duket folur rreth faktit se i mban të vegjlit e saj larg mediave sociale, moderatorja tha pak kohë më parë në një intervistë:

“Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më smureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”. 

Image
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *