DETAJE/ Qytetarja vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa ther një pulë të zezë nga ‘frika’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

Gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, mediat shkruajnë se gruaja kishte ndërruar jetë në vend.

Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

Kjo ngjarje mësohet ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.

Mesa duket kryebashkiakja ka marrë gjërat me radhë, fillimisht ka vendosur që të heqë “syrin e keq” nga Bashkia se ka zgjedhjet lokale para, në vend që të shkonte në Policinë e qytetit që të japë llogari për atë që ndodhi në zyrën e saj, me një qytetare për të cilën mban përgjegjësi

Scroll to Top