Gruaja humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, reagon policia: Ja përse vdiq 60-vjeçarja

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në Lushnjë, ku një grua ndërroi jetë brenda ambienteve të Bashkisë.

Policia njofron se ka ndërruar jetë Shpresa Cani 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Kujtojmë që Cani kishte shkuar në bashki për të kërkuar llogari se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Viktima ka debatuar me punonjësit, të cilët e kanë nxjerrë me forcë jashtë. 60-vjeçarja ashtu e zhgënjyer ka kërkuar që të takohet me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefën dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja ka ndërruar jetë në vend.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan.

Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *